Ballina Opinione “Jehona” , kurrë nuk u shua, ajo edhe sot jeton e gjallë...

“Jehona” , kurrë nuk u shua, ajo edhe sot jeton e gjallë në kujtesën e drejtuesve të saj dhe lexuesve

SHPËRNDAJE

Nga Nexhmedin Saqipi

“Jehona” , kurrë nuk u shua, ajo edhe sot jeton e gjallë në kujtesën e drejtuesve të saj dhe lexuesveRevista “Jehona”, ka qenë dhe mbetet një nga mediumet e shkruara më të lexuarat dhe më të përmendurat, jo vetëm në Luginë të Preshevës, por edhe më gjerë në hapësirat e etnikumit shqiptar.

Shqiptarët gjatë viteve të 80-ta kur lindi Revista “Jehona” e këndej, ishin në një terr të plotë informativ, prandaj hapërimi i këtij medium të shkruar, është i vështirë me plot pengesa të natyrës financiare dhe politike.

Një grup intelektualësh nga Lugina e Preshevës, me bashkëpunëtorë, po thuajse nga të gjitha hapësirat shqiptare, duke llogaritur edhe diasporën, arritën ta mbajnë gjallë frymën e informimit, duke u ofruar lexuesve një revistë cilësore si nga forma ashtu edhe nga përmbajtja.

Revista “Jehona”, gjatë veprimtarisë së saj, arriti t’i ofroj rreth vetes gazetarë të njohur dhe personalitete të shquara të kulturës shqiptare, të cilët me punimet e tyre e bënin këtë medium nga më të lexuarit në rajon.

Mirëpo, gjatë veprimtarisë së saj informative “Jehona”, pati fatin e saj të hidhur të ndërprehet disa herë për shkaqe financiare dhe politike, por jehona e saj kurrë nuk u shua, ajo edhe sot jeton e gjallë në kujtesën e drejtuesve të saj dhe lexuesve.

Më ra hise edhe mua të merrem me “Jehonën” dhe i mbaj të freskëta kujtimet për të, duke u ndier shumë krenar, që isha pjesë e misionit informative të saj. “Jehona”, ishte një revistë e dashur për të gjithë.

Sot për dallim nga vitet e kaluara, ka shumë portale informative në Luginë të Preshevës, por nuk ka një revistë si “Jehona”, ajo duhet ta vazhdoj rrugën e saj edhe më e fortë se sa ishte dikur. Mendoj se me një riorganizim, të drejtuesve të saj dhe me një aktivizimi të “Jehonës”, do t’i kthehej nami këtij medium të vetëm të shkruar në Luginë dhe rrethinë.