Ballina Aktuale Koalicioni i shqiptarëve të Luginës ka mbetur pa mandat deputeti

Koalicioni i shqiptarëve të Luginës ka mbetur pa mandat deputeti

SHPËRNDAJE

Koalicioni i shqiptarëve të luginës ka mbetur pa mandat deputeti, raporton portali “Danas”, duke cituar një burim nga ai koalicion.

Sipas vendimit të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (KZZ), Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës (KAD) në votimin e përsëritur në 54 vendvotime fitoi 34 vota, kështu që grupi politik fitoi gjithsej 9636 vota në zgjedhjet parlamentare, që nuk mjafton për të fituar një mandat.

Ky koalicion shqiptar ka fituar më së shumti vota në vendvotimin numër 18 në Buhiç të komunës së Preshevës, ku të drejtë vote kanë pasur 289 votues.

Kundërshtimet e mëparshme të atij koalicioni për përsëritjen e zgjedhjeve në dy vendvotime në Bujanoc, fillimisht janë refuzuar nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve, e më pas nga KQZ-ja, kështu që fillimi i procedurës në Gjykatën Administrative është më i rëndësishmi.