
Boksieri shqiptar me nënshtetësi gjermane, Shefat Isufi është shpallur kampion bote në peshat e lehta WBF.
Isufi është shpallur kampion botëror për peshat e lehta në brezin WBF.
Në Munih të Gjermanisë, ai mposhti boksierin e Bullgarisë, Grigor Satuhanian, kështu duke u shpallur kampion.
U zhvillua një meç i barabartë, por në fund triumfues doli Isufi.
Që nga fillimi i karrierës e deri më sot, Shefati, ka 39 ndeshje prej të cilave 33 i ka fituar, katër i ka humbur dhe dy ka barazuar.
Para daljen në ring Shefat tha: ,,Sot do të fitoj për Babain tim të ndjer, për familjen, për Tërnocin dhe për gjithë shqiptarët ”, lajmi.net, transmeton Jetapress.