Ballina Lajme Nga Vendi Mesazh urimi i z/reis i Rijasetit me rastin e Fitër Bajramit

Mesazh urimi i z/reis i Rijasetit me rastin e Fitër Bajramit

SHPËRNDAJE

Përfaqësuesi kryesor i Meshiatit të Luginës së Preshevës, njëherit edhe z/reis i Rijasetit Bashkësisë Islame në Serbi, Myftiu Nexhemdin ef. Saqipi, ua uron të gjithë qytetarëve të besimit islam, Festën e Fitër Bajramit.

Myftiu Saqipi, fton qytetarët e besimit islamë, që ta falin namazin mëngjesit dhe festën e Fitër Baramit, sipas rregullave, të cilat i posedojnë imamët dhe xhamitë e Luginës së Preshevës.

Mesazhi i Myftiut Saqipi del nga dëshira, që festa e Fitër Bajramit, t’i gjejë ata të bashkuar, në gëzimet familjare dhe në lutjet drejtuar Zotit, për pranimin e agjërimit.

Duke shpresuar, që kjo festë t’ju gjejë të lumtur, urojmë që në familjet Tuaja të mbretëroj paqa, begatia dhe shëndeti, thuhet në mesazhin e urimit të Myftiut Nexhemdin ef. Saqipi, njofton Jetapress.