Ballina Lajme Nga Vendi Ndahet nga jeta profesori Mejdi Rufati nga Tërrnoci

Ndahet nga jeta profesori Mejdi Rufati nga Tërrnoci

SHPËRNDAJE

Sot, në orët e hershme të mëngjesit, ndahet nga jeta, në moshën 78 vjeçare, profesori në pension Mejdi Rufati, duke lënë nga prapa kujtimet e mira të një pedagogu dhe të një veprimtari të dalluar, i cili do t’u mungojë jo vetëm familjarëve e farefisit, por edhe të miqve dhe shokëve, që pati nga të gjitha anët.

Profesor Mejdiu, pas mbarimit të studimeve në Sarajevë, punoi jo më pak se katër dekada në arsim, në fillim në Shkollën Fillore « Muharrem Kadriu «  në Tërrnoc, për të vazhduar si profesor i historisë dhe si drejtor në Gjimnazin « Sezai Surroi « në Bujanoc, prej nga doli edhe në pension.

I ndjeri profesor Mejdiu, ka lënë pas vetes bashkëshorten Selveren, djemtë Arbenin dhe Erduanin si dhe vajzën Donetën.

Redaksia e Jetapress-it, me rastin e ndarjes nga jeta, të veteranit te arsimit, prof. Mejdi Rufati, u shpreh ngushëllime familjarëve Rufati nga Tërrnoci dhe më gjerë, miqve, shokëve e dashamirëve gjithandej.