Ballina Aktuale Scholz: Marrëveshja me Serbinë duhet të zgjidhë çështjen e njohjes së Kosovës

Scholz: Marrëveshja me Serbinë duhet të zgjidhë çështjen e njohjes së Kosovës

SHPËRNDAJE

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, duhet të zgjidhë çështjen e njohjes së Kosovës.

Në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, Scholzi tha se për dialogun duhet qëndrim konstruktiv, duke thënë se një marrëveshje përfundimtare do të kontribuonte në stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Marrëveshja përfundimtare duhet të zgjidhë edhe çështjen e njohjes së Kosovës, sepse është e paimagjinueshme që dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën të bëhen pjesë e BE-së”, tha Scholzi.

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, sot ka nisur turin në Ballkan me vizitën në Kosovë.

Scholzibnë Kosovë po ashtu pritet të vizitojë edhe trupat gjermane që shërbejnë në kuadër të KFOR-it.

Fokusi i udhëtimit është perspektiva e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, si dhe kontributi i Gjermanisë në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal. /rel/