Ballina Intervista Intervistë me dr. Xhuliana Mihajllovska: Ozonoterapia dhe diabeti – sfidë e ditëve...

Intervistë me dr. Xhuliana Mihajllovska: Ozonoterapia dhe diabeti – sfidë e ditëve të sotme

SHPËRNDAJE

Ozoni rrit shpërndarjen e oksigjenit në të gjitha indet duke rezultuar me qarkullim të përmirësuar, reduktim të stresit oksidativ, reduktim të rezistencës ndaj insulinës me çka përmirësohet kontrolli i glicemisë dhe kontrolli i llojeve të ndryshme të infeksioneve.

Diabeti është një grup çrregullimesh të përgjithshme metabolike që kanë të njëjtin fenotip të hiperglicemisë.

Terapia me ozon ndihmon në trajtimin e ulçerës, duke parandaluar amputimin, me rritjen e qarkullimit në ekstremitetet e poshtme dhe duke kufizuar infeksionin.

Në Spitalin Klinik “Zhan Mitrev” ekzistojnë lloje të ndryshme të aplikimit dhe zbatimit të ozonoterapisë (ujë i ozonuar, vaj i ozonuar, insuflacion rektal, autotransfuzion me ozon dhe ozonoterapi me aparat gjaku ekstrakorporal). E njëjta u prezantua për herë të parë në vitin 2008 dhe që atëherë është përdorur te pacientët që ekzistojnë indikacione, siç janë pacientët me sëmundje degjenerative reumatizmale, plagë, infeksione, goditje në tru, fazë terminale të sëmundjeve malinje, pacientë me këmbë diabetike, gangrenë, kolit ulceroz, sepsë, etj.

Diabeti TIP 2 prek rreth 90% të të gjithë pacientëve me diabet i njëjti mund të parandalohet. Vlerësohet se dhjetë vjet para diagnozës, pacienti ka tashmë një shkallë të rezistencës ndaj insulinës, e cila mund të jetë e pranishme në nivele normale të insulinës dhe glukozës në gjak.

“Ozonoterapia për qëllime mjekësore u përdor për herë të parë në Luftën e Parë Botërore ku trajtoheshin plagët dhe infeksionet. Ajo është degë e naturopatisë dhe është një terapi mjekësore premtuese me origjinë nga mjekësia alternative”, sqaron dr. Xhuliana Mihajlovska, specialiste endokrinologe. Dr. Xhuliana thekson përfitimet e ozonoterapisë në trajtimin e pacientëve me diabet të tipit 2 dhe mekanizmin e veprimit të saj.

“Ozoni rrit shpërndarjen e oksigjenit në të gjitha indet duke rezultuar në përmirësim të qarkullimit, reduktim të stresit oksidativ, ulje të rezistencës ndaj insulinës, me çka përmirësohet kontrolli i glicemisë dhe kontrolli i infeksioneve të llojeve të ndryshme. Kështu, terapia me ozon mundëson një qasje holistike në trajtim, e cila është thelbësore në trajtimin e diabetit dhe komplikimeve të tij makrovaskulare (goditje në tru, sulm në zemër, sëmundje arteriale periferike) dhe mikrovaskulare (retinopati, nefropati dhe neuropati)”, thekson dr Xhuliana.

Çfarë është diabeti dhe cilat janë arsyet për shfaqjen e tij?

Dr Xhuliana: Diabeti paraqet grup çrregullimesh të përgjithshme metabolike që kanë të njëjtin fenotip të hiperglicemisë. Ka disa lloje të diabetit. Diabeti TIP 1, i cili shfaqet më shpesh si pasojë e shkatërrimit të qelizave beta të pankreasit dhe shfaqet me mungesë të plotë të insulinës. Diabeti TIP 2 shfaqet si rezultat i rezistencës ndaj insulinës ose hipersekretimit të insulinës. Diabeti gestacional – diabeti që shfaqet tek gratë shtatzëna. LADA dhe MODY janë lloje të veçanta të diabetit të shkaktuara nga mutacione të ndryshme gjenetike.

Diabeti TIP 2 është më i përhapuri në popullatën me diabet, shpesh i pranishëm në individët mbipeshë dhe me pak aktivitet fizik, ndërsa së fundmi edhe te më të rinjtë, megjithëse më parë ka qenë i lidhur kryesisht me popullatën e rritur. A mund të parandalohet?

Dr. Xhuliana: Diabeti TIP 2 prek rreth 90% të të gjithë pacientëve me diabet dhe i njëjti mund të parandalohet. Vlerësohet se dhjetë vjet para diagnozës, pacienti ka tashmë një shkallë të rezistencës ndaj insulinës, e cila mund të jetë e pranishme në nivele normale të insulinës dhe glukozës në gjak.

Prej kur përdoret ozonoterapia në mjekësi dhe cili është mekanizmi i veprimit të ozonit te pacientët me diabet TIP 2?

Dr. Xhuliana: Ozonoterapia për qëllime mjekësore u përdor për herë të parë në Luftën e Parë Botërore ku trajtoheshin plagët dhe infeksionet. Paraqet një degë të naturopatisë dhe është terapi mjekësore premtuese me origjinë nga mjekësia alternative.

Ozoni forcon shpërndarjen e oksigjenit në të gjitha indet duke rezultuar në qarkullim të përmirësuar, reduktim të stresit oksidativ, reduktim të rezistencës ndaj insulinës me çka përmirësohet kontrolli i glicemisë dhe kontrolli i llojeve të ndryshme të infeksioneve. Kështu, terapia me ozon mundëson qasje holistike në trajtim, e cila është thelbësore në trajtimin e diabetit dhe komplikimeve të tij makrovaskulare (goditje në tru, sulm në zemër, sëmundje arteriale periferike) dhe mikrovaskulare (retinopati, nefropati dhe neuropati). Terapia me ozon ndihmon në trajtimin e ulçerës së këmbës diabetike, duke parandaluar amputimin, me rritjen e qarkullimit në ekstremitetet e poshtme dhe duke kufizuar infeksionin.

Cila është sfida sot në trajtimin e diabetit TIP 2?

Dr. Xhuliana: Edhe pse medikamentet që përdoren për trajtimin e diabetit, përfshirë terapinë me insulinë, janë të shkëlqyera, ato nuk ndikojnë në oksigjenimin e qelizave sistemike të trupit, ndaj është koha që terapia e diabetit të integrohet së bashku me terapinë me ozon.

Cilat lloje të trajtimeve me ozon ekzistojnë në Spitalin Klinik “Zhan Mitrev” dhe për cilat gjendje aplikohet?

Dr. Xhuliana: Në Spitalin Klinik “Zhan Mitrev” ka lloje të ndryshme aplikimi dhe zbatimi të ozonoterapisë (ujë i ozonuar, vaj i ozonuar, insuflacion rektal, autotransfuzion i ozonit dhe ozonoterapi me aparat gjaku in vitro). E njëjta u prezantua për herë të parë në vitin 2008 dhe që atëherë është përdorur te pacientët te të cilët ekzistojnë indikacione, siç janë pacientët me sëmundje degjenerative reumatizmale, plagë, infeksione, goditje në tru, fazë terminale të sëmundjeve malinje, pacientë me këmbë diabetike, gangrenë, kolit ulceroz, sepsë dhe të ngjashme.

Ekipi ynë i profesionistëve do t’ju mbështesë plotësisht edhe vetëm për një qelizë të shëndetshme të ozonuar.