Ballina Aktuale Rama për Samitin e BE-së: Çka të kërkojmë atje, të dëgjojmë ‘jo,...

Rama për Samitin e BE-së: Çka të kërkojmë atje, të dëgjojmë ‘jo, na vjen keq’

SHPËRNDAJE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë çka të kërkojnë në Samitin e radhës të Bashkimit Evropian, i cili do të mbahet të enjten.

Rama përmes një postimi në Twitter, të martën, ka shkruar se bashkë me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut ka diskutuar për këtë dhe se kanë ardhur në përfundim se në fund të samitit do të marrin përgjigje negative për çështjet që u interesojnë.

“Kam diskutuar sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për samitin e radhës të Bashkimit Evropian. Duket se një tjetër ‘Jo, na vjen keq’ do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund. I gjithë Bashkimi është i kidnapuar nga Bullgaria, nuk është një spektakël i mirë për ta shikuar. Çka të bëjmë ne atje?!”, ka shkruar Rama.