Ballina Aktuale SHBA-ja paralajmëron “pasoja katastrofike” për Rusinë

SHBA-ja paralajmëron “pasoja katastrofike” për Rusinë

SHPËRNDAJE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka bërë me dije se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar privatisht Rusinë se do të ketë “pasoja katastrofike” nëse përdoren armë bërthamore.

“Kemi qenë shumë të qartë me Rusinë publikisht dhe privatisht: duhen ndalur deklaratat mbi armët bërthamore”, tha Blinkeni për “CBS News”.

“Është shumë e rëndësishme që Moska ta dëgjojë prej nesh që pasojat do të jenë të tmerrshme. Dhe ne ia kemi bërë shumë të qartë. Përdorimi i armëve bërthamore do të kishte efekte katastrofike për shtetin, që do t’i përdorë dhe sigurisht që edhe për të tjerët”, shtoi sekretari amerikan i Shtetit. /A2CNN/