Ballina Sport Ky është shqiptari i rekordeve, mahnit një Kroaci

Ky është shqiptari i rekordeve, mahnit një Kroaci

SHPËRNDAJE

Nga: K. Goca

Futbollisti Mislav Orshiç është golashënuesi më i mirë i të “kaltërve” të Zagrebit në Champions League me 15 gola, i ndjekur nga Hilal Soudani dhe kapiteni Arijan Ademi me nga dhjetë gola, shkruan mediumin kroat “24sata”.

Dinamos e Zagrebit është duke luajtur për të tetën herë në fazën e grupeve të Champions League dhe deri më tani nuk kanë avancuar asnjëherë në rrethin tjetër. 

Skuadra e trajnerit Ante Çaçiq hapi fazën e grupeve të kompeticionit më elitar europian me fitoren e bujshme  (1:0) ndaj Chelseat. Gjashtë ditë pas disfatës në Salzburg, Dinamo ka rastin për t’u kundërpërgjigjur kampionëve austriak për një humbje minimale.closevolume_off

“Po të shohim totalin e ndeshjeve në Champions League, duke përfshirë edhe kualifikimet për periudhën 1990 – 2022, Dinamo ka një raport pozitiv me 58 fitore dhe 52 humbje, ndërsa 30 ndeshje kanë përfunduar pa fitues.

Dinamo ishte më e suksesshme në paraqitjen e saj të parë në fazën e grupeve të kompeticionit elitar të ‘Kontinentit të Vjetër’.

Në sezonin 1998/99 përfundoi i dyti në grup me tre pikë më pak se fituesi i grupit Olimpiakos i Greqisë.

Fatkeqësisht, vetëm fituesit e grupeve u kualifikuan në çerekfinale dhe dy skuadrat më të mira të vendit të dytë, dhe Dinamo e kishte bilancin më të dobët nga 6 grupe.

Ademi që nga viti 2010 është me kampionët e Kroacisë, për të cilët luajti gjithsej 344 ndeshje dhe shënoi 39 gola, ndërsa në Champions League, përfshirë garat në grupe, luajti gjithsej 58 ndeshje. Ai pasohet nga Samiri me 44 dhe Pivariç me 37 paraqitje.

Pas ndeshjes së Dinamos ndaj Salzburgut në shtëpi, Dinamo ka një ndeshje me Milanin më 25 tetor, ndeshja e fundit në shtëpi në grup.

Paraqitja e tij e fundit në Grupin E do të jetë më 2 nëntor në Londër kundër Chelseat”, shkruan mediumin kroat.