Ballina Aktuale Leventi – zëri i të gjithë shqiptarëve

Leventi – zëri i të gjithë shqiptarëve

SHPËRNDAJE

Nga Malësia e Preshevës e deri te Malësia e Bujanocit, nga Tupalla e Idriz Ajetit e deri te Miratoca e Artan Abazit, ditët e fundit të tetorit dhe ato të fillimit të nëntorit karakterizuan një mbështetje masive nga secili shqiptar, e secila familje shqiptare ndaj birit të tyre, Leventit.

Leventi, djali i Komandantit tonë legjendar, Ridvan Qazimit, me bekimin e familjes dhe me mbështetjen e fuqishme të miqve e shqiptarëve anekënd Luginës së Preshevës, është i gatshëm të nisë rrugëtimin e tij, në rikthimin e dinjitetit dhe forcimin e unitetit kombëtar në këtë rajon të privuar nga liria e barazia shoqërore.

Pas pesë ditëve, Leventi do të jetë në krye të Këshillit Kombëtar Shqiptar, duke përfaqësuar vlerat patriotike, kulturore e edukative të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

– Përfaqësim e përkushtim ndaj atyre shqiptarëve, të rinj të shkollave të mesme, që s’kanë ende libra në gjuhën shqipe.

– Mbrojtje dhe vlerësim ndaj shqiptarëve që dënohen për përdorimin e simboleve tona kombëtare.

– Inkurajim dhe mbështetje ndaj studentëve shqiptarë, që diskriminohen dhe privohen nga e drejta e punësimit në vendlindje, përshkak të diplomës

.- Jetësim dhe promovim i shqiptarëve trashëgimtarë të kulturës e dokeve tona kombëtare.

– Ruajtje dhe integritet i trashëgimisë tonë kulturore dhe informimit shqip në Luginën e Preshevës.

Pra, Leventi do t’i bashkojë të gjithë. Do të udhëtojë për katër vjet me vuajtjet, hallet, sakrificën, dashurinë e mirësinë e secilit shqiptar të Luginës së Preshevës. Do të jetë zë i fuqishëm edhe i atyre shqiptarëve, që për shumë arsye, janë ndjerë të nënçmuar, zhvlerësuar, zhvatur, kërcënuar e tradhtuar nga ata që nuk kanë potencial të përfaqësojnë dinjitetin e këtyre shqiptarëve.

Për Leventin – Presheva, Bujanoci e Medvegja janë një, janë Lugina e Preshevës.

Prandaj, secilën ditë, apo rreth njëmijë e katërqind ditë do t’ia përkushtojë përfaqësimit dinjitoz të banorëve autoktonë shqiptarë të këtyre komunave. Zemra mal do të na bëhet, e do të na kthehet krenaria.

Do të jetojmë dinjitetshëm! Voto 4 – Levent Qazimi