Ballina Lajme Nga Vendi Mbahet mbledhja konstituive e KKSH, por jo edhe zgjedhja e kryesisë

Mbahet mbledhja konstituive e KKSH, por jo edhe zgjedhja e kryesisë

SHPËRNDAJE

Të mërkurën e 14 dhjetorit në Bujanoc,  është verifikuar mandati i 15 anëtarëve të përbërjes së re të Këshillit Kombëtar Shqiptar, të dalë nga zgjedhjet e 13 nëntorit.

Mbledhjen e ka kryesuar Agim Haliti, nga radhët e PD-së dhe Levent Qazimi nga APN, në të cilën mbledhje konstituive, për shkak mungesës së një marrëveshje unike të subjekteve politike, nuk janë zgjedhur organet e këtij institucioni.

Bëhet e ditur se në bazë të Ligjit në fuqi nga verifikimi i mandateve ka edhe 30 ditë kohë për zgjedhjen e kryetarit dhe zyrtarëve tjerë të KKSH-së.

Vlen të ceket se në seancën konstituive pjesëmarrës ishte edhe ministri për Pakicat, Tomisllav Zhigmanov, njofton Jetapress.