Ballina Sport Barcelona synon fitoren e tretë radhazi kundër Gironas

Barcelona synon fitoren e tretë radhazi kundër Gironas

SHPËRNDAJE

Barcelona do të luajë sot në udhëtim te Girona, në kuadër të javës së 19-të në La Liga.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 16:15, në stadiumin “Municipal de Montilivi”.

Barcelona synon fitoren e tretë radhazi për të vazhduar kështu edhe me kryesimin në tabelë. Momentalisht Barça prin me 44 pikë, tri më shumë se Real Madridi.

Në anën tjetër, Girona është në pozitën e 12-të me 21 pikë të grumbulluara