Ballina Opinione RECIPROCITET PA PARITET

RECIPROCITET PA PARITET

SHPËRNDAJE

Shkruan: Nexhmedin Ademi

Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë në pritje të maksimalizimit të kërkesave politike për realizimin e të drejtave politike. Këto të drejta duhet të realizohen në pajtim me vullnetin e shprehur politik të garantuar sipas dokumentave ndërkombëtare për realizimin e të drejtave themelore mbi bazën e principit për të drejtat natyrore të popujve në shoqëritë me demokraci të konsoliduar. Plani franko – gjerman e ka përshpejtuar agjendën e bisedimeve për ta konkretizuar hartën e zgjidhjes përfundimtare të ngërçit politik në mes Prishtinës dhe Beogradit pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në shkurt të vitit 2008. Në fokus të këtyre bisedimeve dhe këtij plani është vendosur edhe themelimi i Asociacionit te Komunave Serbe apo Bashkësia e Komunave Serbe me shumicë serbe.

Kontekstualizimi i momentumeve politike

Shqiptarët e Luginës së Preshevës zhvillimet politike në Kosovë gjatë gjithë kohës janë munduar t’i konstektualizojnë me statusin e tyre politik të pazgjidhur. Radikalizimi i kërkesave politike të shqiptarëve të Kosovës në ish – Jugosllavi, rezistenca paqësore e ish – presidentit Rugova, dalja në skenë e UÇK – së dhe lufta e saj për liri dhe pavarësi, bisedimet e Rambujesë, zhvilllimet politike të para e pas shpalljes së pavarësisë, plani i Ahtisarit, bisedimet e Vjenës, projekti politik për përfundimin e çështjeve të pazgjidhura mes Kosovës e Serbisë, propozimi i fundit i planit franko – gjerman, nuk i kanë përfshirë në agjend kërkesat politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Spektri politik, shoqëria civile në Luginë, ka bërë thirrje që kërkesat e tyre politike të përfshihen në dinamikat e përmendura, pa lënë anash edhe statusin e pazgjidhur politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ka pasur përpjekje maksimaliste për ndarje nga Serbia dhe bashkangjitje me Kosovën me daljen në skenë të UÇPMB – së. Janë hartuar edhe platforma politike të votuara në kuvendin e përbashkët me këshilltar shqiptar nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Në këtë Kuvend klandestin për Serbinë, janë shpallur vendime me qëllim të avancimit të drejtave politike të shqiptarëve nga kërkesat minimaliste; reciprociteti i të drejtave politike me të drejtat e komunitetit serb në Kosovë, e deri te ato maksimaliste; kërkesa e realizimit të drejtës për bashkangjitje me Kosovën duke iu referuar rezultateve të referendumit të 1 dhe 2 Marsit të vitit 1992. Në këtë referendum shqiptarët masovikisht shprehën vullnetin e tyre politik për autonomi territoriale me të drejtë bashkangjitje me Kosovën.

Të drejtat fitohen nuk jepen

Udhëkryqi politik i politikbërjes në Luginë të Preshevës, ka një rrëfim të vetin i cili nuk mund të heshtet. Përpjekjën më serioze për realizmin e vullnetit politik në historinë e tyre më të re, shqiptarët në Luginë të Preshevës e kanë provuar me daljen në skenë të UÇPMB – së. Përndryshe, çdo proces tjetër politik që është shquar me avancimin e të drejtave politike nuk është materializuar përtej deklarimit politik verbal. Përvoja politike e spektrit politik në Luginë është vetëkënaqur me ndërtimin e një diskursi politik i artikuluar jo më shumë se një vullnet dhe dëshirë. Ka munguar ndërtimi i një diskursi afatgjatë politik që do të përbrendësonte një vetëdije politike substancë e të cilës do të ishte vetëdija kolektive kombëtare për realizimin e të drejtave nacionale. Gjatë këtij rrugëtimi nuk është arritur të hartohet një platformë politike ku qenësia e kësaj platforme fomulimin e kërkesave politike për shqiptarët e Luginës do ta trajtonte me projekt politik unik. Ky momerandum politik është dashur të miratohet me konsenzus politik, gjithëpërfshirës për familjen politike dhe shoqërore në përgjithësi. Kjo paltformë politike do të duhej të ishte abeceda politike e mbështetur nga Prishtina dhe Tirana. Këto dy qendra do të duhej të diktonin orientimin e diskursit politik duke i vendosur poitikbërjes në Luginë vijat e kuqe të veprimtarisë politike. Të drejtat politike nuk jepen, por fitohen. Aksioni politik për realizimin e këtyre të drejtave edhe në procese paqësore konkretizohet me forma të ndryshme të rezistencës, deri te padëgjueshmëria qytetare. Teoritë e diskursit politik na flasin se diksursi nuk është vetëm vullnet i shprehur përmes fjalës. Beteja për të fituar të drejtën politike nuk është sistem që duhet të dominohet vetëm nga forca e gjuhës dhe e fjalës. Filozofi francez Michel Foucalt, është i mendimit se diskursi publik për të fituar betejën politike: “nuk është thejsht beteja ose sistemi i dominimit që mund të përkthehet në fuqinë e gjuhës, por është diçka përmes të cilës luftohet. Diskursi është fuqi e cila duhet të fitohet”. Në pamundësi për ta faktorizuar vullnetin politik i mbetur në nivel vullneti e dëshire, politikbërja në Luginë të Preshevës seriozitetin e vullnetit politik nga beteja për të drejta nacionale, e ka reduktuar në luftën e pakuptimt për më shumë se një vullnet dhe dëshirë. Ka munguar ndërtimi i një diskursi afatgjatë politik që do të përbrendësonte një vetëdije politike substancë e të cilës do të ishte vetëdija kolektive kombëtare për realizimin e të drejtave nacionale. Gjatë këtij rrugëtimi nuk është arritur të hartohet një platformë politike ku qenësia e kësaj platforme fomulimin e kërkesave politike për shqiptarët e Luginës do ta trajtonte me projekt politik unik. Ky momerandum politik është dashur të miratohet me konsenzus politik, gjithëpërfshirës për familjen politike dhe shoqërore në përgjithësi. Kjo paltformë politike do të duhej të ishte abeceda politike e mbështetur nga Prishtina dhe Tirana. Këto dy qendra do të duhej të diktonin orientimin e diskursit politik duke i vendosur poitikbërjes në Luginë vijat e kuqe të veprimtarisë politike. Të drejtat politike nuk jepen, por fitohen. Aksioni politik për realizimin e këtyre të drejtave edhe në procese paqësore konkretizohet me forma të ndryshme të rezistencës, deri te padëgjueshmëria qytetare. Teoritë e diskursit politik na flasin se diksursi nuk është vetëm vullnet i shprehur përmes fjalës. Beteja për të fituar të drejtën politike nuk është sistem që duhet të dominohet vetëm nga forca e gjuhës dhe e fjalës. Filozofi francez Michel Foucalt, është i mendimit se diskursi publik për të fituar betejën politike: “nuk është thejsht beteja ose sistemi i dominimit që mund të përkthehet në fuqinë e gjuhës, por është diçka përmes të cilës luftohet. Diskursi është fuqi e cila duhet të fitohet”. Në pamundësi për ta faktorizuar vullnetin politik i mbetur në nivel vullneti e dëshire, politikbërja në Luginë të Preshevës seriozitetin e vullnetit politik nga beteja për të drejta nacionale, e ka reduktuar në luftën e pakuptimt për pushtet politik në nivel lokal. Kjo përballje absurde e instruemntalizon kauzën politike për të drejta nacionale në shkëmbim të apetiteve të ulëta për pushtet politik të kontrolluar nga autoritetet e Beogradit. Kontradita politike në Luginë pasqyrohet me kundërshti si: dalja në zgjedhjet parlamentare është interes apo tradhëti kombëtare, integrimi dhe socializimi në sistemin administrativ dhe shtetëror të Serbisë është dekonstruktim i politikës mashtruese në emër të patriotizmit dhe nacionalizmit fallso të disa partive, mungesa e një liste të përbashkët parlamentare, koalicionet jo parimore për pushtet lokal, tregëtimi me këshilltar komunal për të ndrruar qeverisjen lokale, përfshirja e bizeneseve të fuqishme lokale në rrjedhat politike, ndikimi i biznes politkës në diktimin e diskursit politik, fragmentarizimi dhe konfliktualiteti i pushtetit politik në raport me Prishtinën dhe Tiranën ka degraduar në nivel të paparë etj. Qytetarinë politike e ka zëvendësuar patriotizmi konician i mahallave.

Reciprociteti i munguar

Bashkësia ndërkombëtare është e vendosur që në këmbim të rezultatit përfundimtar të bisedimeve Prishtinë – Beograd, të themloj Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe ose Asociacionin e Komunave Serbe. Besimi te shqiptarët e Luginës së Preshevës është duke u ulur gjithnjë e më shumë se do të ketë vullnet politik nga faktorët vendimëmarrës për të vendosur parimin e reciprocitetit me themelimin e të njëjtit asociacion edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Qeveritë e Prishtinës kanë shprehur dallime rrënjësore për sa i përket qasjes ndaj të drejtave politike të shqiptarëvë në Luginë të Preshevës. Ish – presidenti Hashim Thaqi e vendosi në qendër të vëmendjes idenë e shkëmbimit, ndrrimit apo rishikimit të kufijve, si mundësi e zgjidhjes optimale. Qeveria e tanishme e ka afirmuar parimin e reciprocitetit si standard i komunikimit politik në mes dy shteteve sovrane. Reciprociteti do të marrë kuptim vetëm në kushte të një pariteti gjithëpërfshirës të dyanshëm. Qeveria e Kurtit ka shprehur interesim për ndarjen e paketava ekonomike me qëllim të përmirësimit të kushteve ekonomike dhe mirëqenies sociale të shqiptarëve duke e lënë statusin politik të Luginës jasht agjendës negociuese. Deri më tani nuk kemi parë ndonjë vendosmëri “sovraniste” të qeverisë Kurti për vendosjen e paritetit për reciprocitet në nivel të realizimit të drejtave politike krahas të drejtave të premtuara për komuniteitn serb në rast të arritjes deri te një zgjidhje përfundimtare. Ka vullnet politik për paritet e reciprocitet për shkëmbim të mallrave, por jo edhe për të drejtat politike. Kjo qeveri si duket në mungesë të paritetit për të drejtat politike e nacionale, do ta humb edhe reciprocitetin në nivel të realizimit të kërkesave politike për shqiptarët e Luginës. Paritet e recoprocitet për patate e domate, por jo edhe për të drejta politike kombëtare në nivel të realizimit të kërkesës politike minimaliste: të drejtat e barabarta me ato që i premtohen komunitetit serb në Kosovë; themelimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare në Luginë të Preshevës. Deri në pritje të krijimit të kushteve për reciprocitet e paritet, ekzistencën biologjike të shqiptarit autokton të këtyre trojeve po e rrezikon paperspektiva ekonomike e rinisë, e cila fatin e vet ekzistencial e shikon tek imigracioni në rritje e sipër.