Ballina Lajme Nga Rajoni Teologu nga Tirana, uron Presidentin Recep Tayyip Erdoğan për fitoren e madhe

Teologu nga Tirana, uron Presidentin Recep Tayyip Erdoğan për fitoren e madhe

SHPËRNDAJE

Nga Neki Kaloshi

Bismilahi Rrahmani Rrahim!

Të nderuar besimtarë dhe besimtare!

Vëllezër e motra!

Bashkatdhetarë kudo që jeni!

Sot është një ditë e re!

Një faqe e re është hapur në histori, sinjalizuese e një shekulli të ri!

Presidenti i Turqisë mori sërish besimin me votë nga populli i tij për ta drejtuar dhe në pesë vitet e ardhshme. Recep Tayyip Erdoğan doli përsëri fitimtar, në ngjarjen mbase më të rëndësishme globale të tërë këtij viti.

Populli martir dhe guximtar turk i dha votën, i dha besën, për të vazhduar t’i prijë. Por fitorja e tij është shumë më e madhe. Miliona njerëz në botë kanë mbajtur frymën dhe kanë shpërthyer në festime me të mësuar rezultatin. Popujt e tjerë muslimanë tek ai i kanë patur sytë, janë lutur të fitojë, me shpresën dhe bindjen se do u qëndrojë përherë pranë, si deri më tani. Erdoğan ka qenë dhe do të jetë dhe zëri i tyre!

Ec përpara i nderuar president, i matur dhe i vendosur, drejt një agimi të shndritshëm për Turqinë dhe për mbarë umetin islam!

Të përshëndesim ne, vëllezërit dhe miqtë shqiptarë, muslimanë dhe muslimane!

Urime REİS!

Allahu qoftë me ty dhe të nderoftë në misionin historik e fisnik! Amin!