Ballina Aktuale Përgëzime me rastin e fitores së re të Erdoganit

Përgëzime me rastin e fitores së re të Erdoganit

SHPËRNDAJE

U.D. Reisul-l-Ulema H. Nexhmedin ef. Saqipi, përgëzon në emër të Bashkësisë Islame të Serbisë, presidentin turk Rexhep Taip Erdogan për fitoren e re, duke uruar  popullin turk dhe institucionet për zgjedhjet më demokratike dhe më të qytetëruara që i pa e gjithë bota, bëhet e ditur përmes faqes zyrtare të Rijasetit të Bashkësisë Islame – Drejtoria e Vakëfit, transmeton Jetapress.

“E përgëzoj Presidentin Erdogan për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale, duke vazhduar udhëheqjen 20 vjeçare në krye të shtetit mik Turqisë. Shpresojmë të vazhdojmë bashkëpunimin tonë vëllazëror me një burrështetas të madh, për të mirën e vendeve tona dhe të rajonit në nivel evropian”, thuhet në mesazhin e Myftiut Saqipi, njofton Jetapress.