Ballina Intervista Anketë me qytetarë: “Sa respektohen të drejtat e shqiptarëve në Serbi?”

Anketë me qytetarë: “Sa respektohen të drejtat e shqiptarëve në Serbi?”

SHPËRNDAJE

Lugina e Preshevës, është një nga rajonet më specifike, e cila përballet me diskriminim të hapur sa i përket realizimit të drejtave të njeriut dhe pakicave, sa i përket përdorimit të lirë të simboleve kombëtare, barazisë gjuhësore, shkollimit, integrimit, punësimit etj, për shkak përkatësisë nacionale në Serbi.

Ekipi i realizimit të projektit, nga Shoqata e Gazetarëve “Etika”, me titull  “Roli i mediumeve në afirmimin e të drejtave të njeriut dhe pakicave”, të përkrahur nga programi i Qeverisë së Kosovës, përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar, nga 1 deri më 30 shtator 2023, do të organizoj Anketën më të madhe të zhvilluar ndonjëherë në Luginë të Preshevës me qytetarë: “Sa respektohen të drejtat e shqiptarëve në Serbi?”.

Anketuesit e realizimin të këtij projekti, për dallim nga anketat e mëhershme, të zhvilluara me politikanë, përfaqësues institucionalë, zyrtarë administrativë, të cilët deklaratat e tyre i kanë bërë rutinore, të cilat përsëriten dhe dihen nga opinioni se çfarë kërkojnë, ky lloj i anketimit do të fokusohet te qytetarët, të cilët në formën e tyre anonime do të shprehen se ku shkelen të drejtat e tyre në nivelin lokal e qendror, në cilat sfera të jetës ata janë më shumë të diskriminuar?

Anketa do të zhvillohet me qytetarët e zonave urbane dhe rurale, duke filluar nga qytetarët e fshatrave më të largëta të zonave  kufitare: Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Shifrat e faktet e grumbulluara përmes pyetësorëve Ekipi i realizimit të projektit nga Shoqata e Gazetarëve “Etika”, do t’i bëjë publike në vazhdime përmes Portalit Jetapress.