Ballina Intervista IMRANE R. MORINA – ZËRI I FAMILJES, INTEGRIMIT DHE MIRËQENIES SOCIALE NË...

IMRANE R. MORINA – ZËRI I FAMILJES, INTEGRIMIT DHE MIRËQENIES SOCIALE NË ZGJEDHJET PARLAMENTARE  

SHPËRNDAJE

Portret politik  

Imrane R. Morina, kandidate e Listës së “Koalicionit për familjen”, sjell një mesazh të qartë dhe frymëzues për zgjedhjet parlamentare të 9 Shkurtit 2025 në Republikën e Kosovës: familja është baza e një shoqërie të shëndoshë dhe platforma mbi të cilën ndërtohet e ardhmja jonë.

Për Imranen, misioni i politikës nuk është vetëm hartimi i ligjeve, por krijimi i një mjedisi ku familja lulëzon si qeliza bazë e shoqërisë. Ajo beson se përmes fuqizimit të familjes, fuqizohet edhe vetë shoqëria. “Familja nuk është diçka, por gjithçka,” thotë ajo, duke theksuar se mirëqenia, arsimi, dhe mbështetja për të rinjtë janë prioritete që nuk mund të neglizhohen.

Pjesëmarrja e saj në politikë shkon përtej përfaqësimit tradicional. Si një grua në një proces politik historik, Imrane promovon rolin e grave si aktore kryesore në vendimmarrjen politike dhe sociale. Ajo thekson se pjesëmarrja e gruas nuk është vetëm një e drejtë, por një domosdoshmëri për një demokraci funksionale dhe një shoqëri të barabartë.

 Angazhimi politik

Imrane R. Morina, një emër që po spikat në skenën politike të Republikës së Kosovës, është pjesë e listës së Koalicionit për Familjen për zgjedhjet e 9 Shkurtit 2025.

Për Imranen, politika nuk është thjesht një profesion, por një angazhim i thellë për Kosovën dhe përparimin e saj. Me një përvojë të pasur në politikat publike dhe një karrierë të shquar akademike, ajo ka ndërtuar një profil që i shërben qytetarit me profesionalizëm dhe përkushtim.

Përmes ekspertizës së saj, Kandidatja Imrane, gjithashtu, synon të krijojë politika që vendin do t’a dërgoj drejtë integrimit, të rregulloj mirëqenien sociale dhe kontribuoj për një shoqëri të shëndoshë dhe të drejtë. E udhëhequr nga motoja ““Bashkë drejtë qëllimt”, ajo thekson rëndësinë e bashkimit dhe solidaritetit, duke besuar se familja nuk është thjesht një segment i jetës, por “gjithçka.” Pikërisht për këtë arsye, ajo ka bërë të qartë se prioritetet e saj politike do të jenë mbrojtja e vlerave familjare, fuqizimi i gruas, edukimi cilësor dhe përmirësimi i standardeve të jetesës për të gjitha familjet kosovare.

Vizion i qartë  

Me një vizion të qartë dhe një zemër të përkushtuar ndaj vendit të saj, Imrane R. Morina mbetet një figurë shpresëdhënëse për këdo që beson se politika mund të jetë një forcë pozitive për ndryshim. Slogani i saj na frymëzon: Familja është gjithçka, dhe së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë.

Motoja

Motoja e saj për zgjedhjet, “Bashkë drejtë qëllimit” është një thirrje për të gjithë qytetarët që të bashkohen rreth vlerave të përbashkëta të solidaritetit, respektit dhe përparimit. Me këtë frymë, Imrane angazhohet të ndërtojë politika që reflektojnë aspiratat dhe nevojat e familjeve kosovare, duke i dhënë zë atyre që shpesh mbeten në harresë.

Imrane R. Morina, jo vetëm që përfaqëson një kauzë, por edhe një vizion për të ardhmen ku familja është në qendër dhe gratë janë shtylla të forcës dhe ndryshimit në shoqëri. Zëri i saj është një ftesë për të gjithë – burra dhe gra, të rinj dhe të moshuar – për të marrë pjesë aktive në këtë proces të rëndësishëm dhe për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të ndritur. Rejhane Rexhepi/Jetapress/