Ballina Aktuale Urimi i kryetarit të Kuvendit Komunal tê Bujanocit,

Urimi i kryetarit të Kuvendit Komunal tê Bujanocit,

SHPËRNDAJE

I NDERUAR Edi Rama
Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
Tiranë

I nderuar z. Kryeministër,

Me rastin e rizgjedhjes Tuaj në postin e lartë të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, kam kënaqësinë që në emrin tim personal dhe të Kuvendit Komunal të Bujanocit t’ju përcjell urimet më të përzemërta dhe dëshirat për suksese të reja në detyrën fisnike që keni marrë përsipër.

Shqipëria, nën udhëheqjen Tuaj, ka dëshmuar se është faktor i rëndësishëm stabiliteti, paqeje dhe bashkëpunimi në rajon, si dhe promotore e qartë e perspektivës evropiane.Urimi i kryetarit të Kuvendit Komunal tê Bujanocit,

Duke pasur parasysh vendin e veçantë që Luginës së Preshevës i takon në agjendën Tuaj qeveritare, besojmë se edhe gjatë këtij mandati Qeveria e Republikës së Shqipërisë do të përdorë autoritetin dhe ndikimin e saj për avancimin e pozitës së bashkëkombësve tanë në këtë trevë, përmes mbështetjes institucionale dhe përfaqësimit të denjë në të gjitha proceset rajonale dhe evropiane.

Jemi të bindur se autoriteti Juaj do të shërbejë gjithashtu për unifikimin e faktorit politik shqiptar, në mbrojtje të të drejtave dhe identitetit tonë kombëtar.

Ju dëshiroj shëndet, energji dhe suksese të mëtejshme në realizimin e planeve Tuaja ambicioze për Shqipërinë dhe kombin shqiptar, si dhe në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Me rrespekt,

Driton Rexhepi
Kuvendi Komunal i Bujanocit – Skupština Opštine Bujanovac