Ballina Lajme Nga Bota Thirrjet për bojkot ndaj Izraelit përhapen, artistë e figura publike reagojnë

Thirrjet për bojkot ndaj Izraelit përhapen, artistë e figura publike reagojnë

SHPËRNDAJE

Një numër gjithnjë e më i madh artistësh perëndimorë po kërkojnë bojkot kulturor ndaj Izraelit për shkak të luftës në Gaza.

Ndërsa shumica e qeverive perëndimore hezitojnë të vendosin sanksione ekonomike, muzikantë, aktorë, shkrimtarë e figura publike po përpiqen të rrisin presionin për veprim.

Aktori britanik Khalid Abdalla (The Kite Runner, The Crown) tha për AFP: “Pa asnjë dyshim, jemi në një pikë kthese globale”, pasi nënshkroi një peticion që bën thirrje për bojkot ndaj disa institucioneve kinematografike izraelite.

Letra e hapur nga Film Workers for Palestine ka mbledhur mijëra firma, mes tyre Emma Stone dhe Joaquin Phoenix, të cilët janë zotuar të ndërpresin çdo bashkëpunim me institucionet izraelite të përfshira “në gjenocid”.

Në ndarjen e çmimeve Emmy, shumë fitues, nga Javier Bardem te aktorja Hannah Einbinder (Hacks), folën për Gazën, duke përsëritur qëndrimet e bëra edhe në Festivalin e Filmit në Venecia.

Grupi britanik Massive Attack njoftoi se po i bashkohet kolektivës muzikor No Music for Genocide, që synon të bllokojë transmetimin e këngëve të tyre në Izrael.

Gjithashtu, Izraeli po përballet me bojkot në Eurovision, ndërsa kryeministri i Spanjës po udhëheq një fushatë për ta përjashtuar vendin nga ngjarjet sportive.

Dirigjenti izraelit Ilan Volkov deklaroi javën e kaluar, në një koncert në Mbretërinë e Bashkuar, se nuk do të performojë më në vendin e tij.