Ballina Aktuale Ndërroi jetë akademik Nexhat Daci (Tërnoc)

Ndërroi jetë akademik Nexhat Daci (Tërnoc)

SHPËRNDAJE

Sot u nda nga jeta një nga figurat më të rëndësishme të shtetformimit të Kosovës, akademik Nexhat Daci – bashkëpunëtor i ngushtë dhe krahu i djathtë i Presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Kontributi i tij i shumëanshëm, si në fushën shkencore ashtu edhe në jetën politike, ka lënë gjurmë të thella në ndërtimin institucional të Kosovës dhe ka qenë burim krenarie për mbarë kombin shqiptar, e në veçanti për Tërnocin dhe gjithë Luginën e Preshevës.

Akademik Nexhat Daci ka shërbyer si Kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe, pas ndarjes nga jeta të Presidentit Rugova në vitin 2006, ka ushtruar edhe detyrën e Presidentit të Kosovës në mënyrë kushtetuese dhe me përgjegjësi të lartë shtetërore.

Ai ishte themelues i Lidhjes Demokratike të Dardanisë dhe mbeti aktiv në jetën politike edhe pas përfundimit të mandatit të tij si kryetar i parlamentit, duke kontribuar vazhdimisht në debatin politik dhe institucional të vendit.

Ndarja e tij nga jeta përbën një humbje të madhe për Kosovën, për botën akademike dhe për të gjithë ata që besuan në ndërtimin e shtetit mbi parime demokratike, institucionale dhe paqësore.

Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij.