Ballina Aktuale REISU-L-ULEMA HAXHI NEXHMEDIN EF. SAQIPI, MYSAFIR I MBRETIT TË ARABISË SAUDITE

REISU-L-ULEMA HAXHI NEXHMEDIN EF. SAQIPI, MYSAFIR I MBRETIT TË ARABISË SAUDITE

SHPËRNDAJE

Reisu-l-Ulema i Bashkësisë Islame të Serbisë, Haxhi Nexhmedin ef. Saqipi, është ftuar zyrtarisht për kryerjen e Haxhit si mysafir i Mbretit të Arabisë Saudite.

Ftesa është bërë në kuadër të organizimit të veçantë të Haxhit nga Mbretëria e Arabisë Saudite, e cila këtë vit ka ftuar një delegacion nga Rijaseti i Bashkësisë Islame në Serbi.

Me këtë rast, shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë të sinqertë ndaj Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe institucioneve përgjegjëse për këtë nderim dhe konsideratë të veçantë ndaj Bashkësisë Islame të Serbië.

I urojmë Reisu-l-Ulemasë, Haxhi Nexhmedin ef. Saqipi, udhëtim të mbarë, Haxh të pranuar dhe kthim shëndoshë e mirë./Jetapress/