Ballina Aktuale MINISTRI BERISHA URON BESIMTARËT ISLAMË PËR KURBAN BAJRAMIN

MINISTRI BERISHA URON BESIMTARËT ISLAMË PËR KURBAN BAJRAMIN

SHPËRNDAJE

Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogun Shoqëror, Demo Berisha, ka uruar drejtuesit e Bashkësisë Islame dhe të gjithë besimtarët e fesë islame me rastin e festës së Kurban Bajramit.

“Në emër të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogun Shoqëror, si dhe në emrin tim personal, ju uroj Kurban Bajramin, një nga festat më të rëndësishme në traditën islame, e cila na mëson vlerat e besimit, sakrificës, solidaritetit dhe respektit të ndërsjellë. Ju dëshiroj që ditët festive t’i kaloni me më të dashurit tuaj në shëndet, paqe dhe mirëqenie”, thuhet në urimin e ministrit Berisha.

Ai theksoi se vetëm përmes mbështetjes së ndërsjellë, mirëkuptimit dhe respektit reciprok mund të tejkalohen të gjitha sfidat, duke ruajtur frymën e humanizmit, dhembshurisë dhe mirësisë.

“Bajram Sherif Mubarek Olsun!”/Jetapress/