Ballina Aktuale Vuçiq: Zgjedhjet në Serbi do të shpallen shumë shpejt, parlamentaret pritet të...

Vuçiq: Zgjedhjet në Serbi do të shpallen shumë shpejt, parlamentaret pritet të mbahen të parat

SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se zgjedhjet në vend do të shpallen “shumë shpejt”, duke theksuar se Serbia është një shtet demokratik dhe se do të respektohet vullneti i qytetarëve i shprehur përmes votës.

“Zgjedhjet do të shpallen shumë shpejt. Qytetarët gjithmonë marrin vendimin e duhur, duke menduar në mënyrë racionale për familjet e tyre”, tha Vuçiq para gazetarëve, pas vizitës në kantierin e ndërtimit të urës mbi lumin Morava e Madhe, pranë Svilajncit.

Ai bëri të ditur se zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare do të zhvillohen veçmas, ndërsa sipas tij, me shumë gjasa fillimisht do të mbahen zgjedhjet parlamentare.