Ballina Aktuale Bërnabiq: Serbia është e përkushtuar ndaj dialogut dhe pajtimit, deklarata e Snezhana...

Bërnabiq: Serbia është e përkushtuar ndaj dialogut dhe pajtimit, deklarata e Snezhana Paunoviqit nuk përfaqëson politikën zyrtare

SHPËRNDAJE

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar se politika që ndjek Serbia bazohet në dialog, pajtim dhe bashkëpunim, duke theksuar se vendi është sinqerisht dhe thellësisht i përkushtuar ndaj këtyre parimeve.

Ajo sqaroi se ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, është vetë viktimë e spastrimit etnik dhe se deklaratat e saj janë bërë nga ky këndvështrim personal, duke nënvizuar se ato nuk pasqyrojnë qëndrimin zyrtar të Republikës së Serbisë.

“Si kryetare e Kuvendit të Serbisë, e ndiej të nevojshme të reagoj ndaj deklaratave të ministres në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviq, me të cilën kam bashkëpunuar ngushtë dhe shumë mirë, si gjatë kohës kur ajo ishte nënkryetare e Kuvendit, ashtu edhe tani në detyrën e ministres”, thuhet në deklaratën me shkrim të Bërnabiqit, të dërguar për agjencinë Tanjug.

Bërnabiq theksoi se spastrimi etnik nuk ka qenë kurrë dhe beson se nuk do të jetë kurrë diçka që Serbia e mbështet.