Ballina Aktuale 89 mijë votues me të drejtë vote në Preshevë dhe Bujanoc –...

89 mijë votues me të drejtë vote në Preshevë dhe Bujanoc – sa vota dot’i merr Koalicioni Shqiptar?

SHPËRNDAJE

Të gjitha vendvotimet në Preshevë janë hapur me kohë, ndërsa procesi i votimit në komunën e Bujanocit po zhvillohet në mënyrë të rregullt, sipas informacioneve të publikuara nga terreni.

Në Preshevë, të drejtën e votës e kanë 44.602 qytetarë, të cilët mund të votojnë në gjithsej 37 vendvotime.

Ndërkaq, në komunën e Bujanocit, numri i qytetarëve me të drejtë vote është 44.675.

Në total, në të dy komunat janë 89.277 qytetarë me të drejtë vote, një numër i rëndësishëm për përfaqësimin politik të shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Pjesëmarrja e qytetarëve në votime pritet të jetë një faktor me rëndësi për rezultatin e subjekteve politike shqiptare dhe numrin e përfaqësuesve që mund të sigurojnë në Parlamentin e Serbisë.