Ballina Lajme Nga Vendi Delegacioni i deputetëve nga Kosova vizitoi Këshillin Kombëtar Shqiptar

Delegacioni i deputetëve nga Kosova vizitoi Këshillin Kombëtar Shqiptar

SHPËRNDAJE

Sot, në bazë të një kumtese për media bëhet e ditur se një delegacion i deputetëve të Kuvendit të Kosovës, gjegjësisht Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion dhe Ndërmarrësi, si  dhe Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media pranë Kuvendit të Republikës, ka vizituar selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Qëllimi i kësaj vizite me ftesë të KKSH, ishte njohja për së afërmi me  gjendjen e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, vështirësitë dhe sfidat  që po kalojnë ata në të gjitha fushat e veprimtarisë njerëzore.

Siç bëhet e ditur nga Kumtesa e KKSH-së, në këtë takim u prekën dhe diskutuan shumë çështje, në fokus të së cilës ishin: sfidat në arsim, kërkesë për mbështetje institucionale të Këshillit Kombëtar Shqiptar, pajisjen me dokumente të shqiptarëve të Luginës së Preshevës që jetojnë dhe veprojnë në Republikën e Kosovës, mbështetje në fushat  të cilat janë edhe  kompetencë e këtyre komisioneve dhe KKSH.

Vlen të cekët se deputetët kosovarë u zotuan që kërkesat e Këshillit Kombëtar Shqiptar do t’i adresohen Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë, dhe po të njëjtat do të mbështeten dhe realizohen në të ardhmen sa më të afërt.

Vizitat e deputetëve të Parlamentit të Kosovës, vazhdojnë nesër në Komunën e Preshevës, njofton Jetapress.