Ballina Aktuale Përfaqësuesit e Meshihateve të Rijasetit të Bashkësisë Islame, në takim te Ministri...

Përfaqësuesit e Meshihateve të Rijasetit të Bashkësisë Islame, në takim te Ministri i Kulturës dhe Informimit të Serbisë

SHPËRNDAJE

Dje, në Beograd, në një vizitë zyrtare në përbërje të dy Meshihateve të Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi, Zëvendësi i Myftinisë të Serbisë, Myftiu i Beogradit, Mustafa ef. Jusufspahiq, zëvendësi i Rijasetit të Serbisë, Myftiu i Meshihatit të BIPBM-së, Nexhmedin ef. Saqipi, drejtori i Direksioneve të Vakëfeve- Bejtul Mal, Musa Abu Sabiah dhe Koordinatorja e Direksionit të Vakëfeve për Luginën e Preshevës, Shejnaze Saqipi, patën kënaqësinë të takohen me Ministren e Kulturës dhe Informimit të Serbisë, znj. Maja Gojkoviq, shefin e Kabinetit dhe bashkëpunëtorët e tjerë.

Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet kësaj ministrie të kulturës dhe informimit me institucionin më të lartë fetar dhe nevojat e përkrahjes financiare.

Nexhmedin Saqipi e njoftoj ministreshën se për zhvillimin e kulturës dhe informimit në Luginën e Preshevës, pushtete lokale nuk janë duke e dhënë angazhimin maksimal, ngase të gjitha investimet ata i drejtojnë në infrastrukturë, duke lënë anash kulturën gjellën e shpirtit, njërës nga sferat më të ndjeshme të shoqërisë sonë, theksoi Saqipi.

Të dy palët bashkëbiseduese, erdhën në ujdi se ka ardhur koha që kultura dhe informimi duhet të ndikojnë në ngritjen e vlerave kulturore në shoqëri, sepse pa këto vlera të mirëfillta, nuk ka përparim as në arsim, ekonomi, politikë etj. Në këtë drejtim, pa zhvillim të kulturës dhe informimit, nuk ka edhe profesionalizëm as edhe proceset e dialogut në ndërtimin e paqes, stabilitetit e mirëqenies njerëzore në këto hapësira multietnike, shprehet Nexhmedin Saqipi për Jetapress.