Ballina Lajme Nga Bota “Kupola e hekurt”, si funksionon sistemi mbrojtës i Izraelit që aktivizohet sa...

“Kupola e hekurt”, si funksionon sistemi mbrojtës i Izraelit që aktivizohet sa herë që sulmohet ky vend?

SHPËRNDAJE

Ushtria izraelite ka bërë të ditur se “kupola e hekurt” ka ndalur dhe shkatërruar 85-90 për qind të raketave që janë hedhur nga Hamasi mbi qytetet izraelite.

Me dhunën e përshkallëzuar në jug të Izraelit, është rikthyer tingulli tashmë i njohur: sirenat për alarm nga shpërthimet që me automatizëm aktivizojnë edhe “kupolën e hekurt”, sistemin kundërajror të mbrojtjes.

Hamasi nga Rripi i Gazës ka shkrepur qindra raketa në drejtim të Izraelit, që falë sistemit kundër-raketor ka arritur t’i ndalë, e sipas disa raporteve madje i ka shkatërruar deri në 90 për qind prej tyre. Por, çfarë është “kupola e hekurt”?