Ballina Aktuale Për ditë monitorohet numri i të infektuarëve me COVID-19

Për ditë monitorohet numri i të infektuarëve me COVID-19

SHPËRNDAJE

Instituti i Shëndetit Publik Vranjë, çdo ditë monitoron, mbledh dhe përpunon të dhënat e veta dhe të dhënat e qendrave shëndetësore kompetente dhe spitaleve nga territori i rrethit të Pçinjës (QSH Bosilegrad, QSH Bujanoc, QSH Preshevë, QSH Vladiçin Han, QSH Vranje, QSH Surdulicë, QSH Tërgovishtë, Spitali Vranjë, Spitali Surdulicë, Spitali Special për Sëmundjet e Mushkërive Surdulicë), mbi numrin e të testuarëve dhe të sapo infektuarve me SARS-COV2 dhe pacientëve me COVID-19.

Në 24 orët e mëparshme, 24.09.2021. 466 persona u testuan, dhe në 147 u regjistrua një rezultat pozitiv, në përqindjen prej 31.5% pozitiv të numrit të përgjithshëm të testuar.

31 mostra u përpunuan me PCR, 9 ishin pozitive dhe 435 teste të antigjenit, nga të cilët 138 ishin pozitivë, sipas kësaj statistike në formë tabelare, të datës 24.09.2021, janë këto rezultate: Tërgovishta 8, Presheva 1, Vranja 86, Surdulica 20, Vladiçin Han 18, Bujanoci, 14, Bosiligradi 0, njofton Instituti i Shëndetit Publik Vranjë, raporton Jetapress.