Ballina Lajme Nga Vendi U mbajt ekspozita e lopeve, Zenel Halili nga Ternoci fituesi i cmimit...

U mbajt ekspozita e lopeve, Zenel Halili nga Ternoci fituesi i cmimit te pergjithshem

SHPËRNDAJE

Nën organizimin e Stacionit të Veterinarisë së Bujanocit, në stadiumin e Bujanocit është zhvilluar ekspozita e kafshëve simentale.

Në ekspozitë kanë marrë pjesë 75 blegëtorë, nga Bujanoci, ku me gjedhet e tyre kanë konkurruar në tre nivele: Shtjerra barëse, Loptë të vjetëra të tamzuara, Lopë e pjellës së parë, si dhe në kategoritë e dhive dhe deleve.

Me këtë rast lopa e tipit “Shara” me pronar Zenel Halili nga Tërnoci i komunës së Bujanocit është fituese e çmimit të përgjithshëm.

Tre fituesit e konkurencave të tjera janë: Ismet Iseni nga Nesalca, Nexhmedin Idrizi nga Bilaçi, Momçilo Ristiq nga Kërshevica.

Për të gjithë pjesëmarrësit, komuna e Bujanocit ka mbuluar shpenzimet, ku ka ndarë 400 mijë dinarë për këtë aktivitet bujqësor.