Ballina Lajme Nga Vendi Delegacioni i lartë i Meshihatit nga Lugina e Preshevës vizitoi Reisu-l-uleman...

Delegacioni i lartë i Meshihatit nga Lugina e Preshevës vizitoi Reisu-l-uleman Sead ef Nasufoviq

SHPËRNDAJE

Novi Pazar, 18 dhjetor 2021

Një delegacion i lartë i përfaqësuesve të ( BIPBM) Meshihatit të Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, dje në Novi Pazar e ka uruar Reisu-l-ulemanë e Bashkësisë Islame të Serbisë, Sead ef. Nasufoviqin me rastin e rizgjedhjes për Reis, duke i uruar shumë suksese në punën e tij të mëtutjeshme.

Delegacioni u mirëprit nga reis-l-ulema Sead ef. Nasufoviq dhe kryetari i Kuvendit të Meshihatit të Bashkësisë Islame të Sanxhakut h. Murat Curiq.

Në takim është biseduar për bashkëpunim edhe më të mirë të të gjitha institucioneve dhe organeve në nivel të Bashkësisë Islame të Serbisë, me qëllim të përmirësimit të kushteve për realizimin e të drejtave fetare të myslimanëve. Në mënyrë të veçantë u theksua nevoja për zgjidhjen e statusit i marrëdhënieve të punës së imamëve dhe përfaqësuesve  fetarë nga zona e Meshihatit të Luginës së Preshevës, transmeton Jetapress.