Ballina Aktuale Në fjalimin e saj të fundit para shkarkimit Ardita Sinani me fjalët...

Në fjalimin e saj të fundit para shkarkimit Ardita Sinani me fjalët e Albin Kurtit bëri lexim skenik – gllumica

SHPËRNDAJE

Shkruan: Kimete Berisha, gazetare

8. Albin Kurti.
Një ditë para se të vendoste se Rozeta nuk ka faj as kur ka faj, Albin Kurti dështoi në Preshevë.

Një njeri i mençur nuk hyn në mal pa sakicë, nuk e bën veten të duket ashiqare se nuk i shkon fjala.

Krejt thanë që Ardita Sinani është shkarkuar veç pse është grua.
Grua ka qenë edhe kur është votuar kryetare.

Ajo ishte Vetëvendosja e Preshevës, dhe duke dêshtuar ajo, dështoi Vetëvendosja edhe në Preshevë.

Nuk bën që kryeministri i Kosovës të anojë kah disa shqiptarë dhe të ngritet kundër të tjetëve, të ndajë edhe popullin shqiptar të Preshevës, siç ka bërë në Kosovë.

Preshevën nuk e humbi Ardita Sinani, por e humbi Albin Kurti.
Në fjalimin e saj të fundit para shkarkimit Ardita Sinani me fjalët e Albin Kurtit bëri lexim skenik – gllumica.
(Nuk e di a ia ka shkruar fjalimin Albin Kurti)!