Ballina Aktuale MUSHAVIRI I AMBASADËS TURKE NË BEOGRAD VIZITON BASHKËSINĒ ISLAME PËR PRESHEVË BUJANOC...

MUSHAVIRI I AMBASADËS TURKE NË BEOGRAD VIZITON BASHKËSINĒ ISLAME PËR PRESHEVË BUJANOC DHE MEDVEGJË

SHPËRNDAJE

Dje në vizitë të Bashkësisë Islame për Preshevë , Bujanoc dhe Medvegjë qëndroi mushaviri z. Ertuğrul Coşkun (i garkuari për çështje fetare pranë ambasadës turke).

Mushavirin e nderuar e priti kryetari i BIPBM – së Mr. z. Nexhmedin Ademi me bashkëpunëtorë.”

Ne e njoftuam z. Coşkunin për aktivitetet e Bashkësisë Islame gjatë ramazanit, kushtet në të cilat po veprojmë si komunitet. Gjithashtu e falënderuam për kontributin e tij për të vendosur bashkëpunim më të ngushtë me zyrat qendrore të DIYANETIT në Ankara.

Më pastsj bashkarisht morrēm pjesë në iftarin solemn të organizuar nga Shkolla e Kur’anit ” El- Hidaje”, theksoi kryetari z. Ademi.

Drejtori i shkollës hfz. Orhan Ademi i uroi mirëseardhje disa myftinjve nga zonat e Stambollit, Tekirdaģit, Konjas dhe xhematit prezent në iftarë. Ai përmendi nevojën e bashkëpunimit me organizata nga Turqia për ta ndihmuar jetën fetare në Luginë të Preshevës.

Kryetari i BIPBM – së z. Nexhmedin Ademi të pranishmëve iu drejtua duke përkujtuar momentet e rëndësishme të dhjetëditëshit të fundit të Ramazanit. Ai ftoi xhematin që ta mbështesin aktivitetin institucional të Bashkësisë Islame dhe të Shkollës “El – Hidaje”.

Në të gjitha aktivitetet e Bashkësisë Islame këtë ramazan na ka begatuar edhe prezenca e hafëzit nga DIYANETI i Turqisë Süleyman Silahdar.

Para disa ditëve Këshilli i Bashkësisë Islame të Preshevës në mbështetje të Bashkësisë Islame të Kosovës gjithashtu shtroi njē iftarë solemn për nderë të muajit të bekuar të Ramazanit.

Shërbimi për informim i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.