Ballina Aktuale Reagon Daçiq: Do ta ankimojmë vendimin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve të...

Reagon Daçiq: Do ta ankimojmë vendimin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve të Bujanocit

SHPËRNDAJE

Lideri socialist Ivica Daçiq ka bërë të ditur se SPS-ja do ta ankimojë vendimin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ) në Bujanoc, i cili sot e refuzoi kërkesën për përsëritjen e zgjedhjeve në Tërnoc të Madh.

“Po, ne do ta ankimojmë vendimin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve të Bujanocit, i cili e refuzoi kërkesën tonë për përsëritjen e zgjedhjeve në Tërnoc të Madh për shkak të parregullsive zgjedhore”, tha për Danas, Ivica Daçiq, kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë, përcjell presheva.com.

Siç tha ai, shkruhej se “një burrë ka votuar kur kemi një konfirmim se nuk ka dokumente të vlefshme”.

“Është e qartë se do të ngrihet kallëzim penal kundër anëtarit të këshillit zgjedhor që e ka rrethekuar atë votues”, thotë Daçiq.