Ballina Lajme Nga Vendi Takimi i krerëve të KBI-ve jetëson unitetit në praktikë

Takimi i krerëve të KBI-ve jetëson unitetit në praktikë

SHPËRNDAJE

Sot, kryetari i  Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc (KBI-së), Mr. Sedat Beqiri me bashkëpunëtorët e tij, priti përfaqësuesit e KBI-së nga Presheva në krye me kryeimamin Xhemaledin ef. Hasanin, sekretarin Abedinin Limanin dhe drejtorin e Shkollës së Hafizit në Preshevë Hfz. Orhanin Ademin.

Qëllimi i këtij takimi ishte koordinimi i aktiviteteve të përbashkëta, duke zbatuar në praktikë unitetin e arritur, kohë më parë, mes këtyre dy institucioneve fetare, të cilat veprojnë në kuadër të BIPBM-së.

Gjatë këtij takimi, gjithashtu, u konfirmua se uniteti është duke sjell rezultate dhe se në të ardhmen u propozua që të shpeshtohen veprimet e përbashkëta, shkëmbimi i përvojave, në interes të besimtarëve  të xhamive në nivel të Luginës së Preshevës dhe më gjerë, njofton Jetapress.