Ballina Lajme Nga Vendi Shoqëria Civile përgëzon zgjedhjen e presidentit të Republikës së Shqipërisë z.Bajram Begaj

Shoqëria Civile përgëzon zgjedhjen e presidentit të Republikës së Shqipërisë z.Bajram Begaj

SHPËRNDAJE

Urimet për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Shqipërisë shkëlqesisë Bajram Begaj, nuk kanë munguar as nga Lugina e Preshevës, e cila me dashamirësi ka pritur këtë lajm të gëzueshëm dhe inkurajues.

Kryetari i Shoqërisë Civile Nexhmedin Saqipi, i shpreh urime presidentit të porsazgjedhur Bajram Begaj, duke i dëshiruar suksese dhe mbarësi në mandatin presidencial.

“I nderuari zotëri president! Kam kënaqësinë, që në emër të shoqërisë civile dhe në emrin tim personal, t’ju uroj përzemërsisht misionin e ri, me dëshirën e madhe, që t’i kryeni detyrat me nder e përgjegjësi, duke u angazhuar për realizimin e aspiratave për të mirën e qytetarëve brenda dhe jashtë shtetit, gjithnjë në frymën e zhvillimit të paqes, sigurisë, bashkëpunimit ndërrajonal dhe integrues euro-atlantik, pa harruar as bashkëkombësit e tuaj nga Lugina e Preshevës, e cila me sy e zemër është e drejtuar drejt përparimit e progresit të shtetit amë, thuhet në mesazhin urues të kryetarit të Shoqërisë Civile Nexhmedin Saqipi, njofton Jetaspress.