Ballina Religjioni Në Xhaminë e Re në Preshevë përkujtohet Viti i Ri i muslimanëve...

Në Xhaminë e Re në Preshevë përkujtohet Viti i Ri i muslimanëve hixhreti.

SHPËRNDAJE

Këshilli i Bashkësisē Islame në Preshevë organizoi manifestim me rastin e Vitit të Ri kalendarik të muslimanëve – Hixhreti.

Para musafirëve dhe xhematit ky event kulturor u përkujtua me një program modest i përbërë nga leximi i Kur’anit, ilahive, ligjëratave.

Në fjalën përshëndetëse Myftiu i BIPBM-së Mr. Nexhmedin ef. Ademi përshëndeti të pranishmit me një fjalë rasti. Ai foli për frymëzimin nga kjo ngjarje madhore që duhet ta nxjerrin besimtarit në ditët e sodit. Ai thekso nevojën e koordinimit të bashkëpunimit në mes xhematit dhe institucionit të Bashkësisë Islame në ballafaqim me sfidat që po e lëndojnë jetën dhe vlerat tradicionale të komunitetet.

Ndërsa, Kryeimami i Këshillit të Bashkësisē Islame në Preshevë H. Xhemaledin ef. Hasani të pranishmëve ia solli disa kujtime nga biografia e pasur e profetit Muhamed a. s. lidhur me ngjarjen e hixhretit.

Hafizlerët e Luginës hfz. Bylenti dhe hfz. Adriani e pasuruan manifestimin me lexime të bukura nga Kur’ani Famëlartë.

Moderatori i programit Abdulaziz ef. Rashiti bëri thirrje që këto organizime të përcjellen më masovikisht.

Bashkësia Islame do të vazhdoj të jetë e pranishme me aktivitete në promovimin e vlerave burimore islame.

Nga Shërbimi për Informim i Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë.