Ballina Aktuale Lajcak: Prioriteti i BE-së është zgjerimi, Ballkani Perëndimor ta shfrytëzojë këtë moment

Lajcak: Prioriteti i BE-së është zgjerimi, Ballkani Perëndimor ta shfrytëzojë këtë moment

SHPËRNDAJE

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, kur tha të martën se BE-ja do të jetë e gatshme për zgjerim deri në vitin 2030, e tha këtë nga pozita zyrtare.

Në Forumin e Bledit, në konferencën me titull “Ballkani Perëndimor: Gjithçka po ndryshon por gjithçka mbetet e njëjtë”, kanë folur ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, homologu i saj serb Ivica Daçiq, e të tjerë.

Ndërkaq, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, duke iu kundërpërgjigjur Daçiqit i cili tha se BE-ja vazhdimisht po i ndryshon kushtet e anëtarësimit, dhe se viti 2030 nuk është real, Lajçaku tha se BE-ja është e gatshme për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Nëse ju jeni gati, ne jemi gati”, tha Lajçaku.

Ai theksoi se nuk e mban mend në të kaluarën që BE-ja të ketë qenë më e gatshme sesa vet shtetet e Ballkanit.

“Nuk e mbaj mend një situatë që BE-ja ka qenë më e gatshme për Ballkanin, sesa Ballkani për BE-në. Tani e kemi këtë momentum, i cili nuk zgjat përgjithmonë – shfrytëzojeni”, tha Lajçaku në Bled të Sllovenisë, raporton Klankosova.tv.