Ballina Religjioni Hoxhë Mustafë Memeti: Uron muajin e Ramazanit

Hoxhë Mustafë Memeti: Uron muajin e Ramazanit

SHPËRNDAJE

Muaj i ramazanit është muaj i dalluar i vitit për të gjithë besimtarët Islam, në të cilin besimtarët reflektojnë besimin e tyre dhe në këtë muaj sprovohemi për t’i përkushtuar lartësimit spiritual, muaj në të cilin promovojnë vlerat superlative si solidariteti, humanizmi, mirësia, dashuria, ndeshmëria dhe sakrafica ndaj njëritjetrit, vlerat që riformatizojnë karakterin dhe moralin shoqëror.

Me këtë rast në emrin tim dhe në emër të Forumit koordinativ të organizimit të jetës shqiptare islame në shtetin helvetik dëshiroi t’u shpreh urimet e mia më të përzemërta për këtë muaj të vlerave dhe të gjithë besimtareve shqiptar musliman ju dëshiroj një agjërim të lehtë, qetësi shpirtrore, harmoni dhe begati në familjet e tyre.

Mbesim me shpresë tek Zoti i universit, që ky muaj të jetë një muaj i përkushtimit, të sakraficës dhe solidaritetit, duke na inspiruar tolerancën ndërnjerzore e fetare, mirkuptim dhe harmonie ndërnjerëzore në epoken e diversitetit, me një kulturkomunikimi ndaj njëritjetrit me akceptancë, toleranc dhe respekt reciprok.

Gëzim dhe harmoni, paçi fat dhe jetë të gjatë në këtë bot ndërsa në jetën e amshueshme shpërblime të pa numruara!