Ballina Religjioni Përgjegjësi për Ballkan i Findacionit ” Rahme el – Alemijje”, nga Kuvajti...

Përgjegjësi për Ballkan i Findacionit ” Rahme el – Alemijje”, nga Kuvajti viziton Luginën e Preshevës.

SHPËRNDAJE

Sot në ambientet e Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë kryetari Mr. Nexhmedin ef. Ademi me bashkëpunëtorë priti z. Velid Jasinin përgjejgjës për Ballkanin i Fondacionit të njohur “Rahm el – Alemijje”, nga Kuvajti.

Në takim u diskutuan iniciativa të rëndësishme me interes për qytetarët e Luginës së Preshevës. Musafiri nga Kuvajti u njoftua më detajisht rreth gjendjes aktuale, situatën e rëndë ekonomike, prioritetet që duhet të veçohen për të ndihmuar popullatën e Luginës së Preshevës.

Kryetari Nexhmedin ef. Ademi në cilësinë e nikoqirit musafirit ia prezantoi shqetësimet me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë. U diskutuan mundësitë e fokusit të ndihmave në sektorët e arsimit, shëndetësisë, ekonomive të vogla, organizimit fetarë etj.

Musafirit iu prezantuan aktivitetet e Bashkësisë Islame, si dhe ngritja e këtij aktiviteti në nivele më të larta në të ardhnen.

Pjesë e diskutimit ishte edhe projekti i vakëfit, reformat organizative në nivel administrate dhe sektore përgjegjëse për media, sektori i gruas, rinisë dhe humanitetit. Të gjitha këto kanë për qëllim ndërtimin e një profili të ri të Bashkësisë Islame në Luginë të Preshevës. Me këtë rast për herë të parë u diskutuan edhe mundësit për hapjen e institucioneve përcjellëse nga çerdhet, medreseja, institutet etj.

Miku i Luginës z. Velid Jasin me interes ndoqi bashkëbisedimin dhe ofroi përvojat praktike të ndihmave që kjo organizatë ofron në vendet e ndryshme të botës dhe në rajon.

Z. Velid Jasin edhe nesër do të shoqërohet gjatë vizitave në institucione dhe xhami të Luginës së Preshevës.

Shërbimi për informim i Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë.