Ballina Religjioni Urime dhe gëzuar festa e Fitër Bajramit!

Urime dhe gëzuar festa e Fitër Bajramit!

SHPËRNDAJE

Me rastin e festës së fitër Bajramit në emër të Forumit (KFAOS) dhe në emrin tim personal të gjithë besimtarëve shqipitar islam si në trojet tona historike dhe në shtetin Helvetik i uroj festën e Fitër Bajramit duke dëshiruar që mes nesh të mbretrojë dashnia, solidariteti, toleranca dhe uniteti sepse vetëm në këtë mënyrë do të jemi të lumtur.

Të nderuar dhe shumë të respektuar nesër është dita e parë e festës së Fitër Bajramit, e cila vjen pas një periudhe përkushtim, flijimi e sakeafice për t’u ofruar më afër me Zotin, ku edhe investuam shpirtmadhësinë, tolerancën, vllazërinë, paqen.

Keshtu që të dielën pikrisht nesër po shenojmë një ditë të rëndësishme ne besimtarët shqiptar musliman!

Pas muajit të bekuar të Ramazanit, po festojmë, andaj shpresoi t’iu është pranuar agjërimi dhe të gjitha kontributet tuaja.

Me të vërtet ishte një muaj përkushtimi dhe adhurimi ndaj Krijuesit të universit, një muaj që solli në vëmendjen tonë të gjitha ato struktura që kanë nevoj për mbështetjen tonë, dhe ta luftojmë korrupcionin, abuzimin dhe shantazhimin pavarsisht se nga vjenë.

Shpresojë që kjo festë do të na frymëzojë për forcimin e besimit, respektit ndaj prindërve, të afërmve dhe shoqërisë që na rrethon.

Gjithashtu, urojmë që kjo festë të përcillet jo vetëm me urime të mira por edhe me vepra sepse kjo ditë është ditë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, mirësisë dhe paqës.

Duke ju dëshiruar gëzime dhe lumturi në ditën e Fitër Bajramit, i ftojë të gjithë shqiptarët e besimit islam këtu në shtetin Helvetik, si edhe të gjithë njerëzit tjerë me vullnet të mirë që të kultivojnë vlerat njerëzore e civilizuese,dashnie ndaj familjës dhe miqëve e fqinjëve, të respektojmë platformat dhe konceptet universale dhe dallimet me të cilat na ka pasuruar dhe bekuar Allahu Zoti i Gjithësisë.

Në fund uroj që të keni gjithmonë dashni e harmoni në familjet tuaja dhe këtë frymë ta përcillni kudo!

Urime Fitër Bajrami

K.i Forumit (KFAOS)

Mustafë Memeti