Ballina Religjioni Urimi i kryetarit të BIPBM-së me rastin e festës së Kurbanit të...

Urimi i kryetarit të BIPBM-së me rastin e festës së Kurbanit të Bajramit

SHPËRNDAJE

Të nderuar besimtar e qytetar të Luginës së Preshevës.

Me rastin e festës së Bajramit të Kurbanit përfitoj nga rasti që t’ju përcjell urimet më të përzemërta.

Mbarë globit besimtarët janë motivuar në ditën e Arafatit dhe ditët e Bajramit të Kurbanit të madhërojnë Krijuesin e tyre, të përulen para Madhështisë së Fuqiplotit duke reflektuar shkëndija besimi, morali, tolerancë, besnikëri, sakrificë, unitet e solidaritet.

Këto ditë festive urojmë të kemi harmoni e siguri në familjet tona, barazi e mirëqenie në shoqërinë tonë.

Allahu i Lartësuar qoftë pranë neve edhe kur ne largohemi nga Ai. Zullumi e tirania ndaj të shtypurve dhashtë Zoti të përfundoj në drejtësinë apsolute te Apsoluti i Madhërishëm. Zoti na mëshiroftë edhe kur ne e harrojmë Atë. Kërkojmë faljen e Tij kur gabojmë me qëllim apo pa qëllim, me dije apo pa dije.

Lutjet tona për hirë të kësaj feste kalofshin nëpër dyert e mëshirës, faljes, pendimit me qëllim të reflektimit dhe përmirësimit.

Gëzimi i kësaj feste dhashtë Zoti të nxitë vetëdijen tonë për një jetë me dinjitet, integritet në dobi të mirëqenies shpirtërore e sociale.

Urime gëzuar edhe për shumë mote.

Kryetari i BIPBM – së

Mr. Nexhmedin ef. Ademi.