Ballina Aktuale GJITHNJË NË FAVOR TË MEDIAVE LOKALE

GJITHNJË NË FAVOR TË MEDIAVE LOKALE

SHPËRNDAJE

Jam i befasuar nga publikimi i rezultateve në sistemin elektronik JIS të Ministrisë së Informimit dhe Telekomunikacionit, që ka të bëjë me vlerësimin e projekteve për bashkëfinancim në fushën e informimit publik për Komunën e Bujanocit.

Ky rezultat ka nxjerrë në pah një sërë problemesh të cilat i konsideroj shqetësuese.

Komisioni vlerësues është formuar në mënyrë automatike nga sistemi JIS, pa asnjë mundësi ndikimi nga ana e komunës, dhe nuk ka marrë parasysh specifikat e realitetit tonë lokal dhe nevojat e ndryshme në fushën e informimit.

Veçanërisht përbërja e komisionit mbetet problematike, si për nga mungesa e ekspertëve shqiptarë, ashtu edhe për shkak të kritereve të pikëve të domosdoshme që përjashtojnë shumë profesionistë lokalë nga mundësia për të qenë pjesë e këtij procesi.

Me hyrjen në fuqi të Ligjit të ri për informim publik dhe Rregullores për bashkëfinancim, komunat nuk kanë më të drejtë të propozojnë anëtarë të komisionit, dhe i gjithë procesi: nga aplikimi deri te marrja e vendimit – realizohet tërësisht në mënyrë elektronike përmes sistemit JIS, pa asnjë ndërhyrje nga ana e pushtetit lokal.

Duke marrë parasysh të gjitha këto rrethana, Komuna e Bujanocit do të shqyrtojë të gjitha mundësitë ligjore për të siguruar një vendim të drejtë, proporcional dhe në përputhje me interesat e mediave lokale, si dhe me parimin e përfaqësimit të barabartë në këtë proces.

Transparenca, përfshirja dhe respektimi i realitetit lokal janë vlera që unë si kryetar do t’i mbroj gjithmonë në çdo proces që ndikon në informimin publik dhe zhvillimin demokratik të komunës sonë./Jetapress/