Ballina Lajme Nga Vendi “14 vite punë, përfaqësim dhe besim – Urime përvjetori i Partisë Demokratike”

“14 vite punë, përfaqësim dhe besim – Urime përvjetori i Partisë Demokratike”

SHPËRNDAJE

Më 2 Korrik 2025, Partia Demokratike shënon 14-vjetorin e themelimit të saj – një ngjarje me rëndësi historike për jetën politike të shqiptarëve në komunën e Bujanocit.

E themeluar më 2 korrik 2011, pas konsultimeve të gjera me qytetarë, intelektualë, të rinj dhe aktivistë, Partia Demokratike lindi si një nevojë për të krijuar një subjekt politik që do të përfaqësonte interesat e qytetarëve, do të promovonte barazinë, zhvillimin dhe përfshirjen aktive të shqiptarëve në jetën institucionale.

Që nga fillimi, Partia Demokratike ka dëshmuar përkushtim dhe vizion të qartë. Gjatë këtyre 14 viteve, ka pasur përfaqësim të dinjitetshëm në Kuvendin Komunal dhe ka kontribuar në sektorë kyç si arsimi, bujqësia, zhvillimi ekonomik, infrastruktura dhe të drejtat e qytetarëve.

Në mandatin qeverisës 2012–2016, janë realizuar projekte të rëndësishme si: ndërtimi i rrugës Tërnoc – Breznicë, ndërtimi i objektit të fakultetit ekonomik, rregullimi i shtratit të lumit në Tërnoc, renovimi i sheshit të qytetit etj.

Edhe në mandatin 2020–2024, ndonëse në kushte të vështira për shkak të pandemisë, Partia Demokratike ka arritur të përmirësojë gjendjen në infrastrukturë dhe të përkrahë bujqit, afaristët dhe studentët. Disa nga projektet kryesore janë: asfaltimi i rrugës Muhoc – Zarbincë, rruga qarkore Bilaç – Raincë dhe rregullimi i trotuarit në rrugën qarkore Tërnoc – Gjilan.

Partia Demokratike falënderon të gjithë bashkëthemeluesit, aktivistët, anëtarët dhe qytetarët për përkrahjen e vazhdueshme ndër vite. Ky përvjetor është një moment reflektimi dhe mobilizimi për përballjen me sfidat aktuale si papunësia, diskriminimi institucional dhe emigrimi i të rinjve.

Urime 14-vjetori i Partisë Demokratike!