Ballina Aktuale Bashkëpunim shembullor mes Dr. Aleksandar Martinoviq dhe Ardita Sinanit, këshilltare e Kurtit

Bashkëpunim shembullor mes Dr. Aleksandar Martinoviq dhe Ardita Sinanit, këshilltare e Kurtit

SHPËRNDAJE

Dje, shërbimi i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë shpërndau falas çanta shkollore dhe pajisje mësimore për të gjithë nxënësit e klasës së parë në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për këtë vit shkollor.

Çantat dhe materialet shkollore u dorëzuan nga kryetari i Trupit Koordinues, Dr. Aleksandar Martinoviq, dhe drejtori i Shërbimit të Trupit Koordinues, Nenad Mitroviq, të shoqëruar nga kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, e cila është njëkohësisht këshilltare e kryeministrit Albin Kurti.

Aktiviteti u zhvillua fillimisht në shkollën fillore “9 Maji” në fshatin Reljan (komuna e Preshevës), një shkollë multietnike ku mësojnë fëmijë shqiptarë dhe serbë. Më pas, ndarja e çantave vazhdoi në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, si dhe në shkollën fillore “Branko Radiçeviq”, ku çanta dhe pajisje u shpërndanë nxënësve të kombësisë serbe dhe rome.

Ky aktivitet u cilësua si një shembull pozitiv i bashkëpunimit institucional dhe ndihmës konkrete për nxënësit dhe prindërit e tyre në fillim të vitit shkollor.