Ballina Aktuale FTESË  ZYRTARE NGA MINISTRIA E SPORTIT PËR REISIN NEXHMEDIN EF, SAQIPI, PËR...

FTESË  ZYRTARE NGA MINISTRIA E SPORTIT PËR REISIN NEXHMEDIN EF, SAQIPI, PËR TË PERCJELL NDESHJEN E FUTBOLLIT SERBI-SHQIPËRI VIP (NR. 10)

SHPËRNDAJE

Reisu-l-Ulema Haxhi Nexhmedin ef. Saqipi shpreh falënderimin e tij të sinqertë për ftesën zyrtare VIP (nr. 10) për të ndjekur ndeshjen Serbi – Shqipëri, e vlefshme për Kupën e Botës “FIFA World Cup 2026”, që do të zhvillohet më 11 tetor, në stadiumin “Gradski Stadion Dubočica” në Leskovac.

Në këtë rast, Reisi Saqipi falënderon ministrin e Sportit për nderimin dhe vlerësimin e treguar, duke theksuar se sporti duhet të mbetet një urë bashkimi, tolerance dhe kulture, ku fiton gjithmonë lojtarësia, përkushtimi dhe respekti i ndërsjellë.

“Edhe pse nuk jam tifoz, gjithmonë e çmoj lojën e ndershme dhe garën me shpirt sportiv. Le të zhvillohet ndeshja në frymën e paqes dhe kulturës sportive – dhe le të fitojë më i miri”, – u shpreh Reisu-l-Ulema Nexhmedin ef. Saqipi, njiofton Jetapress