Ballina Aktuale Kryetari i BIPBM-së takohet me Myftiun e qytetit të Konjës në Turqi.

Kryetari i BIPBM-së takohet me Myftiun e qytetit të Konjës në Turqi.

SHPËRNDAJE

Kryetari i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Mr. Nexhmedin ef. Ademi, me bashkëpunëtorët e tij, gjatë qëndrimit dyditor në qytetin e Konjës, realizoi një takim me Myftiun e qytetit të Konjës, Prof. Dr. Ali Öge.
Takimi u zhvillua në një frymë vëllazërore dhe miqësore. Me këtë rast, delegacioni i BIPBM-së u njoh nga afër me organizimin e jetës fetare në qytetin e Konjës, e cila dallohet për nivelin e lartë të organizimit dhe për zhvillimin e gjerë të aktiviteteve fetare.


Gjatë bisedës u diskutua për bartjen e përvojave pozitive nga Myftinia e Konjës në institucionin tonë, si dhe për mundësitë e implementimit të këtyre përvojave në aktivitetet e Bashkësisë Islame në Luginën e Preshevës.
Kryetari z. Ademi falënderoi Myftiun e Konjës për mikpritjen e ngrohtë dhe e njoftoi atë me prioritetet e Bashkësisë Islame, veçanërisht me aktivitetet që synojnë ngritjen e nivelit të punës institucionale pas kalimit në ambientet e reja të vakëfit të Bashkësisë Islame.
Nga ana tjetër, Myftinia e Konjës shprehu gatishmërinë që edhe në të ardhmen të shqyrtojë mundësitë për mbështetje në fusha të ndryshme të aktiviteteve fetare dhe shoqërore, në shërbim të qytetarëve dhe besimtarëve të Luginës së Preshevës.


Sipas disa të dhënave Myftinia e Konjas rreth 2,164 xhami.
Myftinia merret me menaxhimin e xhamive dhe imamëve.
Edukimin fetar dhe kurse.
Bënë publikime dhe materiale edukative. Aktivitetet sociale dhe bamirëse. Organizimin e adhurimeve dhe festave.
Shërbimi për Informim i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë