Ballina Aktuale NDAHET NGA JETA SKENDER JUSUFI, VEPRIMTAR I SHQUAR NGA TËRNOCI NË ZVICËR

NDAHET NGA JETA SKENDER JUSUFI, VEPRIMTAR I SHQUAR NGA TËRNOCI NË ZVICËR

SHPËRNDAJE

Me dhimbje të thellë dhe zemër të thyer, morëm lajmin e hidhur se më 04.01.2026, në moshën 70-vjeçare, u nda nga jeta Skender Jusufi nga Tërnoci.

I ndjeri ishte një baba i dashur, një bashkëshort i përkushtuar dhe mbi të gjitha një njeri i ndershëm, zemërmirë dhe me vlera të larta njerëzore, i cili gjatë gjithë jetës së tij la gjurmë të pashlyeshme te familja, shokët dhe bashkëkombësit e tij. Humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh në zemrat e të gjithë atyre që e njohën dhe e deshën.

Skender Jusufi ishte për një kohë drejtues i Lidhjes së Mërgimtarëve të Tërnocit në Zvicër, duke dhënë një kontribut të çmuar në organizimin dhe forcimin e mërgatës shqiptare.

Ai njihej si një veprimtar i palodhur dhe patriot i vërtetë, i përkushtuar ndaj çështjes kombëtare dhe lidhjes së mërgatës me vendlindjen.

Figura e tij do të kujtohet gjithmonë me mall, respekt dhe dashuri të pashuar, ndërsa vlerat dhe shembulli i tij do të jetojnë përjetësisht te brezat që vijnë.

Do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona.U prehsh në paqe.I ndjeri ndjesë pastë.