Ballina Aktuale Filluan punimet për ndërtimin e sallës së sporteve në Shkollën Fillore “Naim...

Filluan punimet për ndërtimin e sallës së sporteve në Shkollën Fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc

SHPËRNDAJE

Sot filluan punimet për ndërtimin e sallës së sporteve në Shkollën Fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, një nevojë e kahmotshme që më në fund po bëhet realitet.

Sipas Drejtorit të shkollës z. Xhelal Mustafa, ky projekt po realizohet falë mbështetjes financiare nga Bashkia e Tiranës, kryetari Erion Veliaj, të mbështetur nga Këshilli Bashkiak, në vlerë prej 550.000 euro, një dëshmi e qartë se si vëllezërit gjithmonë qëndrojnë pranë njëri-tjetrit, duke u bërë krah në momente të rëndësishme për zhvillimin dhe të ardhmen tonë.

Ndlrsa, kryetari u Komunës Arblr Ibrahimi, shpreh mirënjohjen e tij të veçantë për drejtoreshën e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, Andriola Kambo, si dhe për Ambasadorin e Shqipërisë në Beograd, Sh. T. Bardhyl Canaj, për përkrahjen dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm.

Falënderim i sinqertë shkon edhe për stafin e shkollës për mikpritjen e ngrohtë dhe programin e bukur të përgatitur nga nxënësit, të cilët na dhuruan emocione të veçanta, si dhe për të gjithë ata që kanë kontribuar sado pak që të vijë kjo ditë.

Përveçse nxënës të dalluar në mësime, besoj fuqishëm se nga ky impiant modern do të dalin edhe sportistë të rinj, që do të na bëjnë krenarë në të ardhmen.

Urime për këtë fillim të mbarë dhe suksese në realizimin e këtij projekti kaq të rëndësishëm për komunitetin tonë!